Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kryeministri i Spanjës mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama
👁4131
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë homologun e tij spanjoll, Pedro Sanchez, i cili mbërriti mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se takimi mes tyre është një takim miqësor, por i rëndësishëm. Sipas tij, ky takim shërben për thellimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Spanjës. “Kryeministria – Me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, një takim miqësor e i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Spanjës, bashkëpunimin ekonomik, dhe mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë”, shkruan Rama.