Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë me tone të ashpra: Trump po përpiqet të na shkatërrojë, kjo nuk do të ndodhë kurrë
👁12367
Kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë, Mark Carney, përdori fjalimin e tij fitues në selinë e Partisë Liberale për të dërguar një mesazh të fuqishëm: unitet, përulësi dhe mbrojtje e sovranitetit kombëtar, përballë asaj që ai e përshkroi si kërcënime nga jashtë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara nën drejtimin e Presidentit Donald Trump. “Përulësia do të thotë të punosh me të gjitha partitë në qeveri, me provincat, me popujt indigjenë. Dëshiroj të bashkoj punëtorët, biznesin dhe shoqërinë civile,” tha Carney përpara mbështetësve në Ottawa. Në një moment që ngjalli reagime të forta nga turma, Carney hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj presidentit...