Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kryeministri i Jemenit, Ahmed Awad bin Mubarak, jep dorëheqjen pas krizës qeveritare
👁2305
Ahmed Awad bin Mubarak, kryeministri i qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, njoftoi sot se kishte paraqitur dorëheqjen pasi u përball me “shumë vështirësi”, përfshirë pamundësinë për të riformësuar qeverinë e tij. Dorëheqja e tij vjen pas një përplasjeje me Rashad al-Alimin, kreun e këshillit presidencial të Jemenit, mbi kompetencat e tij, pasi ky i fundit refuzoi kërkesën e Mubarakut për të shkarkuar 12 nga ministrat e kabinetit të tij, thanë burime qeveritare për Reuters. Sipas burimeve, Ministri i Financave Salem Saleh bin Braik pritet të jetë kryeministri i ri. Mubarak u emërua kryeministër në shkurt të vitit 2024, pasi...