Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kryemadhi paraqitet në SPAK e veshur me të zeza: Jo se kam ndonjë gjë të keqe, por…
👁7489
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Kryemadhi u paraqit në ambientet e prokurorisë së posaçme në kuadër të respektimit të masës së sigurimit të vendosur ndaj saj, detyrim paraqitje. Ajo ishte veshur me një fustan të zi dhe mbante syze. E pyetur nga gazetarët për këtë kombinim, Kryemadhi shkëmbeu batuta teksa u shpreh se do e tregonte pasi të dilte nga Prokuroria e Posaçme. “Ju them të drejtën jo se kam ndonjë gjë të keqe, e kam në një kështu… Por do ua them pastaj kur të dal”, u shpreh Kryemadhi.