Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kryemadhi me mesazh të koduar? Shkon në SPAK me unazën e rubinit: Kujt i ha humbur?
Ndërkohë që u njoftua nga SPAK për mbylljen e hetimeve, për deputeten Monika Kryemadhi, më e rëndësishme ishte gjetja e një unaze të çmuar, llojin e të cilit e njohu sepse rubini, tha ajo, është guri i saj me fat. Dhe në rast se do besohej fuqia e gurëve të çmuar, rubini ka simbolin e angazhimit dhe të dashurisë, që treguar në hyrje të SPAK nga Kryemadhi, prej muajsh e divorcuar, është më shumë se sa humor. “Kujt i ka humbur kjo unaza. Do e çoj në SPAK, ose të paguaj avokatin”-tha Kryemadhi teksa iu drejtua prokurorisë.