Kryemadhi: Mamanë e quajtën pastruese. E ëma: Direktivat u dhanë në Kongresin e PS-së!

Kryemadhi: Mamanë e quajtën pastruese. E ëma: Direktivat u dhanë në Kongresin e PS-së!

Ish-deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha se nënën e saj, Fatime Kryemadhi, SPAK e ka përfshirë si të pandehur në dosje, sepse ka ndihmuar atë për të pastruar veprën penale të fshehjes së pasurisë. ”E kanë quajtur pastruese, sepse mamaja ime më ka ndihmuar mua për të pastruar veprën penale, pastruese e kanë quajtur. Mamaja ime ka blerë shtëpinë e vetë dhe pretendohet se ka blerë shtëpinë me paratë që i kam dhënë unë”, tha ajo për gazetarët pas daljes nga Prokuroria. Kurse vetë Fatime Kryemadhi, e cila doli pas të bijës nga godina, foli shkurtimisht duke fajësuar Partinë Socialiste...