Burimi:
Sot.com.al

Kryemadhi do paraqitet më 15 prill për masën e sigurisë, sot GJKKO shqyrton kërkesën e saj për informacion…
👁13162
Monika Kryemadhi nuk do të paraqitet sot për shqyrtimin e masës së sigurisë në SPAK, pasi seanca për këtë çështje është shtyrë dhe do të zhvillohet më 15 prill. Sot, Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë një kërkesë të paraqitur nga ajo, e cila lidhet me kërkimin e informacionit për periudhën dy mujore dhe me kërkesën për revokimin e masës së sigurisë që i është caktuar. Kjo kërkesë ka të bëjë me përpjekjen e Kryemadhit për të marrë informacione rreth hetimeve që po zhvillohen ndaj saj dhe për të arritur një ndryshim në masën e sigurisë.