Kryebashkiaku i Himarës, Tavo: Ndërhyrje për lirimin e rrugëve dytësore
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe strukturat përkatëse të Bashkisë Himarë vijojnë të jenë të angazhuara në terren, me qëllim normalizimin e plotë të situatës së krijuar nga zjarret e një dite më parë. Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo bëri të ditur se aktualisht, në lagjen “Kalto”, po punohet për hapjen dhe lirimin e akseve rrugore, për të mundësuar qarkullimin e automjeteve, si dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme. Tavo siguroi se puna dhe ndërhyrjet në terren do të vijojnë pa ndërprerje deri në përballimin e plotë të situatës së krijuar që prej ditës së djeshme. Po ashtu ai i bëri thirrje qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë menjëherë strukturat e NSHP, të cilat ndodhen...
Burimi:
kohajone.com