Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Kryebashkiaku Beci pret myftiun e Shkodrës imam Muhamed Sytari, diskutohet edhe për tregun e Zdrales
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Prita me kënaqësi Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Gjatë këtij takimi biseduam për projektet e përbashkëta mes Myftinisë së Shkodrës dhe Bashkisë, në funksion të zhvillimeve të qytetit. Janë një sërë projektesh që jo vetëm forcojnë bashkëpunimin, por vihen në shërbim të komunitetit dhe banorëve të Shkodrës. E falënderova Myftiun, Imam Muhamed Sytari, për gatishmërinë dhe çasjen pozitive që ka treguar gjithmonë në mbështetje të projekteve zhvillimore, duke qenë përherë në shërbim dhe në mbrojtje të interesave të qytetit. Gjatë takimit u ndalëm edhe te shqetësimi i tregtarëve të Zdrales...