Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, 4-vjeçarja ndërron jetë në spital
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qerekë të Krujës, ku babai ka përplasur aksidentalisht vajzën e tij të mitur. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në biznesin e babait. Vajza e mitur është transportuar fillimisht në spital dhe aty ndërroi jetë. Njoftimi i policisë: Krujë/Informacion paraprak. Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit...