Zjarr në tregun e rrobave të përdorura të ”5 Maji”, dikush e ka piketuar për Kulla!

Zjarr në tregun e rrobave të përdorura të ”5 Maji”, dikush e ka piketuar për Kulla!

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Flakët janë përhapur me shpejtësi mes tezgave, ndërsa tymi i dendur ka krijuar panik te tregtarët dhe qytetarët e pranishëm. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes në zonat përreth. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Me sa duket dikush e ka piketuar për ndërtime kullash! Kjo duket si metodë e...