Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin portugez Ruben Saraiva, i shpallur fajtor për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në prill të vitit 2023 në Shëngjin, ku Nikulaj u ekzekutua brenda ambientit të biznesit të tij. Saraiva akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”.  Sipas akuzës, krimi ishte i organizuar dhe i planifikuar, ndërsa roli i Saraivës konsiderohet kyç në ekzekutimin e tij. Në seancat e mëparshme janë paraqitur prova, dëshmi dhe ekspertiza që, sipas Prokurorisë, faktojnë përfshirjen e të pandehurit në këtë ngjarje të rëndë. Sipas prokurorisë vrasja e Nikulajt dyshohet se u porosit nga Edmond Haxhia për motive gjakmarrje. Të përfshirë si ndihmës edhe 4 shtetas britanikë. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj...