Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe
Policia në Serbia ka arrestuar katër shtetas shqiptarë, duke i akuzuar për nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare. Sipas autoriteteve, të ndaluarit janë A.S. (1989), E.V. (1984), E.G. (1978) dhe A.C. (2005). Ngjarja lidhet me publikimin e një videoje në rrjetet sociale, ku ata shfaqen duke udhëtuar me një automjet në autostradë në territorin serb, ndërsa ekspozojnë simbole kombëtare shqiptare. Videoja, e postuar nga njëri prej tyre në Facebook, përkon me përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, çka sipas mediave serbe e ka bërë situatën edhe më të ndjeshme. Katër të arrestuarit janë vendosur në ndalim për 48 orë dhe pritet të dalin përpara Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd. Policia serbe shkruan: Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë...
Burimi:
javanews.al