Tragjedi: Motorri del nga rruga, shkakton humbjen e jetës së një personi

Tragjedi: Motorri del nga rruga, shkakton humbjen e jetës së një personi

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor “Fier–Libofshë”, ku një motomjet ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i tij, një 35-vjeçar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në aksin rrugor “Fier–Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, 35-vjeçari ka humbur jetën në vend. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.