Trafikuan armë nga Mali i Zi, 22-vjeçari postonte foto me pistoletë në brez

Trafikuan armë nga Mali i Zi, 22-vjeçari postonte foto me pistoletë në brez

Dy persona janë arrestuar në kryeqytet, pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit, ndërsa 6 pistoleta të llojit SigSauer  janë sekuestruar. Donati Jaku 31 vjeç dhe Florian Gjeta 22 vjeç, janë arrestuar në zonën e njohur si “Rrethi i Freskut” ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre. Armët dyshohet të jenë trafikuar nga Mali i Zi për tu shitur në Fresk. Donati Jaku 31 vjeç dhe Florian Gjeta 22 vjeç, të arrestuar nga Komisariati nr. 4 me 6 pistoleta që do i shisnin në zonën e Freskut në një grup kriminal me bazë në këtë zonë, fillimisht dolën në disa përgjime të bëra më herët, ndërsa hetimi zbardhi të plotë dinamikën e trafikut. Sipas informacioneve,  Florian Gjeta, nga Domja, dyshohet se...