Tiranë, arrestohet 45-vjeçari me mbi 1 kg kokainë

Tiranë, arrestohet 45-vjeçari me mbi 1 kg kokainë

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 1”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e lëndëve narkotike. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në një parkim në afërsi të rrethrrotullimit të Tegut, ku shërbimet e Policisë i gjetën një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se mbahej me qëllim shitjen në sasi në zona të ndryshme të kryeqytetit. Gjatë veprimeve procedurale dhe kontrollit në banesën e 45-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi gjithashtu një armë gjahu dhe një armë sportive. Në total, u sekuestruan 1 kilogram e 39.4 gramë lëndë e dyshuar...