Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Ish-drejtori i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier dhe 6 specialistë të këtij institucioni u dërguan në gjyq nga Prokuroria e Fierit për dyshimet se kanë shpërdoruar detyrën. Përmes një njoftimi zyrtar, hetuesit thonë se ata kanë miratuar dhe refuzuar leje mjedisore të tipit “C” në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikime në terren dhe nuk kanë administruar raportet e vetëmonitorimit nga subjektet. Po ashtu, Prokuroria thotë se nuk është ndjekur vjelja e tarifave vjetore të lejeve mjedisore, duke shkaktuar një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën mbi 3 milionë lekë gjatë viteve 2017–2019. “Miratonin dhe refuzonin leje mjedisore në kundërshtim me ligjin, Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore Fier/Vlorë/Gjirokastër Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të...