Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Një ditë pas tragjedisë në një fshat të Roskovecit ku bashkëshorti 80 vjeçar vrau bashkëshorten e tij 75 vjeçare dhe më pas veten. Fëmijët e çifit të të moshuarve, Shefit dhe Dashuri Rrapaj kanë hapur dyert e mortit në banesën e tyre në fshatin Kuman të Roskovecit. Por në banesë ka qenë vetëm trupi i nënës së tyre. Ndërsa ai i babait, që ishte edhe shkaktari i kësaj tragjedie, mbahet në morg pasi nuk është tërhequr nga djemtë e familjes. Një jetë e tërë bashkëshortore me 9 fëmijë tashmë të rritur përfundoi në mënyrën më të pabesueshme edhe për vetë të afërmit e viktimave. Ndersa vëllai i të ndjerës, shprehet si autori i kësaj ngjarjeje ka treguar edhe vite më parë sjellje agresive. Trupi i...