Rama ka 8 firma në dosjen ‘Partizani’ Malltezi: Të thirret në gjykatë, do e vëmë me përgjegjësi pas murit
Zgjati disa orë seanca e dosjes ‘Partizani’ sot në GJKKO por nuk u ezauruan të gjitha parashtrimet për shkak të afateve kohore që mori paraqitja e shqyrtimeve e avokatëve. Seanca nisi me parashtrimet e avokates së zotit Berisha, Klodiana Gjyzari që e konsideroi proces totalisht të nxitur politikisht dhe iu referua kryeministrit Edi Rama që në një takim me PS-në jepte mesazhe drejt drejtësisë që të ndërmerrnin veprime ndaj kreut të PD-së. Ndërsa më pas parashtrimet i bëri dhe Jamarbër Malltezi. Këto parashtrime do vijojnë dhe seancën e ardhshme. Në një prononcim për median Malltezi bëri të ditur se ka kërkuar zyrtarisht thirrjen e Kryeministrit Edi Rama si dëshmitar në procesin gjyqësor pasi firma e Ramës gjendet në të paktën tetë dokumente të dosjes hetimore. Sipas...
Burimi:
syri.net