Prefekti Qendro: 11 makina zjarrfikëse dhe 60 forca policie për neutralizimin e flakëve tek “5 Maji”

Prefekti Qendro: 11 makina zjarrfikëse dhe 60 forca policie për neutralizimin e flakëve tek “5 Maji”

Zjarri masiv në magazinat e tregut të rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë ende nuk është neutralizuar ndërsa është kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit në Vorë dhe Elbasan. Operacioni për shuarjen e tyre vijon prej më shumë se një ore. Nga vendngjarja prefekti i Tiranës, Afrim Qendro u shpreh për mediet se shuarja e flakëve është e vështirë për shkak të burimeve të pamjaftueshme. “Kemi një zjarr masiv te ish-uzina Dinamo. Në një magazinë goxha të madhe po punojnë 11 makina zjarrfikëse dhe 60 forca policie. Komplet efektivi i zjarrfikësve të Tiranës dhe Kamzës janë prezent. Botet e ujit të bashkisë po furnizojnë me ujë. Po mundohemi të ndërpresim përhapjen e flakëve dhe të ruajmë objektin”, tha Qendro. Prefekti shtoi se magazinat përmbajnë...