Përkeqësohet ndjeshëm situata në segmentin rrugor te ‘Arrat e Gurrës’

Përkeqësohet ndjeshëm situata në segmentin rrugor te ‘Arrat e Gurrës’

Gjatë orëve të fundit, rrëshqitja e tokës dhe fundosja e urës kanë vijuar me intensitet edhe më të lartë, duke rritur ndjeshëm rrezikun për çdo lloj qarkullimi. Rreth orës 22:00, pas bllokimit të lëvizjes së automjeteve për shkak të përkeqësimit të gjendjes, autoritetet kanë marrë një vendim edhe më drastik: është ndaluar plotësisht edhe qarkullimi i këmbësorëve, si dhe i mjeteve të emergjencës – zjarrfikëse, polici dhe ambulanca – në segmentin e dëmtuar. Mjetet e shërbimeve emergjente do të devijohen përmes rrugës alternative që kalon nga fshatrat Spathar dhe Dardhë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo tentativë për të kaluar në zonën e rrezikut. Situata mbetet kritike, ndërsa rreziku i shembjes së plotë të strukturës ka detyruar autoritetet të izolojnë totalisht zonën,...