Moti i keq prek Elbasanin: Dëborë, përmbytje dhe ndërprerje energjie
Qarku i Elbasanit vijon të ndikohet nga moti i paqëndrueshëm, me reshje shiu të ulëta e mesatare, si dhe dëborë në lartësitë mbi 600 metra. Stacioni Meteorologjik Elbasan raportoi rreth 17 mm reshje shiu gjatë natës së kaluar, duke ndikuar në gjendjen hidrike dhe rrugore të zonës. Nga komunikimet me Emergjencat Civile dhe Policinë Elbasan, konfirmohet prania e dëborës në njësitë administrative Labinot Mal, Gjinar, Funarë dhe Zavalinë të Bashkisë Elbasan. Trashësia e saj nuk i kalon 5 cm, duke siguruar qarkullim normal rrugor. Ndërkohë, përroi i Zaranikës është mbi mesataren, ndërsa lumi Shkumbin ka shënuar rritje të ndjeshme të prurjeve dhe nivelit krahasuar me një ditë më parë. Në Bashkinë Cërrik, mbrëmjen e djeshme u ndërhye pranë stacionit elektrik të ish-uzinës së naftës për...
Burimi:
kohajone.com