Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë
Policia e Korçës ka arrestuar një 32-vjeçar pasi posedonte një pistoletë si stilolaps. Policia pas informacioneve siguruar nga rrugë operative, ka ushtruar kontroll fizik ndaj 32-vjeçarit ku ka gjetur dhe sekuestruar pistoletë me fishekë, i ngjashëm me stilolapsin. 32-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. “Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, strukturat e DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan punën dhe lokalizuan shtetasin e dyshuar, në një lokal në fshatin Podgorie, Maliq. Gjatë kontrollit fizik,...
Burimi:
javanews.al