Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Me pankarta e tymuese, partia “Mundësia” proteston kundër Ballukut para kryesisë së Kuvendit
“Dil nga zyra dhe jep dorëheqjen”, “Pa drejtësi nuk ka BE”, “Jo shtetit që të merr peng” janë disa nga pankartat që protestuesit e partisë Mundësia mbajnë para kryesisë së Kuvendit, teksa po protestojnë kundër të pandehurës Belinda Balluku. Brenda kryesisë po vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet për kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin zëvendës kryeministres të pandehur për shkelje të barazisë në tendera.