Makina përplas të moshuarën ndërsa kalonte vijat e bardha në Korçë
Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë. Bëhet me dije se një automjet tip “Benz” përplasi një këmbësore, e cila është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësor. E moshuara ka qenë duke lëvizur në vijat e bardha kur është goditur nga mjeti, ndërsa është dërguar menjëherë me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burimi:
vizionplus.tv