Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Makina përplas një person me biçikletë
Kronikë E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 18:28 Një aksident rrugor është regjistruar këtë mbrëmje në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, ku një mjet ka përplasur një shtetas që lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, personi në biçikletë ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që shtetasi i dëmtuar mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit, por kjo mbetet për t’u konfirmuar nga verifikimet zyrtare të policisë.