Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali
Një 35-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Breshia, pasi akuzohet si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës. Aktiviteti kryhej në zonën e Desenzano dhe Sirmiona. Operacioni rezultoi në sekuestrimin e drogës, e cila ishte gati për shitje, si dhe të parave të gatshme që besohet të jenë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. Kontrolli u aktivizua kur shqiptari, i cili ishte parkuar në një makinë me qira pranë një supermarketi në Via Solitro, iu afrua një klient. Oficerët e kapën duke dorëzuar një pako që përmbante disa doza kokaine. Më pas, ata vazhduan kontrollin e tij dhe të makinës, të cilat dhanë rezultate pozitive: u gjetën dy pako të vulosura me nxehtësi që përmbanin kokainë dhe 550 euro në...
Burimi:
javanews.al