Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Policia ka zbardhur detaje nga operacioni i zhvilluar në fshatin Kurtaj, Peqin, ku u zbulua një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në pronësi të familjes Hasa, në të cilën është përfshirë edhe drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa. Gjatë kontrollit u konstatuan 1,105 vazo me bimë dhe fidanë të dyshuar kanabis, si dhe pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre. Në pranga ka rënë shtetasi E. D., 23 vjeç, banues në Gjocaj, faturist i energjisë elektrike, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”. Ndërkohë, katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim: R. H., 30 vjeç, pronar i ambientit ku u gjet droga, i dyshuar për “Kultivim të bimëve narkotike”;E. H., 24 vjeç, i afërm i tij, i dyshuar për “Kultivim të...