Inceneratori i Elbasanit/ SPAK dërgon në gjyq Arben Ahmetajn e 10 të tjerë

Inceneratori i Elbasanit/ SPAK dërgon në gjyq Arben Ahmetajn e 10 të tjerë

Hetimi për aferën korruptive për Inceneratorin e Elbasanit, solli ndarjen me një tjetër fraksion për të pandehurin Arben Ahmetaj ku nisi dhe një hetim pasuror. Tashmë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-zv/kryeministrin Ahmetaj e 10 persona të tjerë, përfshirë bashkëshorten Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshorten Albina Mançka, të akuzuar për ‘Fshehje të pasurisë’, ‘Pastrim i produkteve penale’ e ‘Korrupsion’. Nga hetimet ka rezultuar se Arben Ahmetaj ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv” në 9 raste. Sipas SPAK, Ahmetaj ka përfituar nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, sipërmarrës të inceneratorëve, shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet pagesave apo shitjeve fiktive. Ka fshehur pasurisë apo ka bërë deklarim të rremë të të ardhurave në 15 raste në bashkëpunim me bashkëshorten dhe ish-bashkëshorten e tij. Në skemën e pastrimit...