Gonzato: Duhen më shumë gjyqtarë, Ambasadori i BE thotë se vetëm rritja e numrit të tyre mund të ulë stokun e dosjeve
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, kërkoi plotësimin e vakancave të magjistratëve si një hap kryesor për ecurinë e reformës në drejtësi. Duhet që ato të plotësohen. “Që këtë muaj, të dy Këshillat, ai Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë, pritet të kryejnë një vlerësim të detajuar të numrit të gjyqtarëve dhe këshilltarëve që Shkolla e Magjistraturës duhet të pranojë”, nënvizoi Gonzato. “E di që nuk është e lehtë të punohet nën presion, me një numër të madh dhe në rritje çështjesh të prapambetura, duke garantuar njëkohësisht një cilësi të lartë të drejtësisë. Thënë thjesht, na duhen më shumë gjyqtarë, të mbështetur nga një numër i mjaftueshëm këshilltarësh dhe ndihmësish ligjorë, duke marrë parasysh nevojën për të reduktuar stokun e madh të çështjeve të prapambetura,...
Burimi:
vizionplus.tv