GJKKO merr vendimin, shpall fajtor Ylli Barutin për korrupsion aktiv të personave në funksione publike

GJKKO merr vendimin, shpall fajtor Ylli Barutin për korrupsion aktiv të personave në funksione publike

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor shtetasin Ylli Baruti, i akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve publikë në lidhje me zgjedhjet e vitit 2019. Sipas vendimit të gjykatës, Baruti është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, por për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, ai do të vuajë 1 vit burgim. Gjithashtu, gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke e kaluar atë në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare. Vendimi i GJKKO: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 100, i vitit 2020, në ngarkim të të pandehurit Ylli Baruti, i akuzuar për kryerjen e...