EMRAT/ Vodhën 22 milionë lekë pensione dhe ndihmë ekonomike, në hetim 2 punonjëset e Postës në Devoll

EMRAT/ Vodhën 22 milionë lekë pensione dhe ndihmë ekonomike, në hetim 2 punonjëset e Postës në Devoll

Policia nisi hetimet për përgjegjësen dhe arkëtaren e zyrës postare në Vishocicë të Devollit. Përgjegjësja, 29 vjeçe Paola Shaholli dhe arkëtarja 27 vjeçe Eda Çeliku akuzohen për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026, ato kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës. Përgjegjësja dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike, kryesisht të pensionistëve që jetonin jashtë shtetit, duke falsifikuar nënshkrimet e tyre. Ndërsa arkëtarja ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat nga evidenca e librave të arkës dhe sistemit të menaxhimit të parave cash, për të favorizuar vjedhjen e fondeve nga 29-vjeçarja. Njoftimi i policisë: Specialistët...