Elbasani pjesë e nismës kombëtare për forcimin e pushtetit vendor drejt Europës

Elbasani pjesë e nismës kombëtare për forcimin e pushtetit vendor drejt Europës

Kronikë E Premte, 19 Dhjetor 2025 11:21 U nënshkrua marrëveshja për themelimin e Akademisë së Pushtetit Vendor, një instrument strategjik që synon forcimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, rritjen e kapaciteteve profesionale të administratës lokale dhe përgatitjen e pushtetit vendor për procesin e integrimit europian. Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, si edhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Elbasan, Ermira Urupi, të cilët vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe investimit në zhvillimin profesional të burimeve njerëzore në nivel vendor. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Llatja, theksoi se ngritja e Akademisë përfaqëson një hap konkret drejt rritjes së cilësisë së qeverisjes vendore dhe përmbushjes së standardeve europiane, duke e bërë administratën lokale më efikase dhe më pranë qytetarëve. Akademia e Pushtetit Vendor...