Dyshohen për korrupsion, “arrest shtëpie” për tre punonjës policie në Orikum

Dyshohen për korrupsion, “arrest shtëpie” për tre punonjës policie në Orikum

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi” për tre punonjës të Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit zyrtar, tre punonjësit e policisë dyshohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, si dhe “Shpërdorim i detyrës”. Hetimet kanë zbuluar se në shtator të vitit të kaluar, punonjësit e policisë, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur funksionin e tyre, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 mijë lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale. NJOFTIMI: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria Rajonale Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar...