Digjen disa magazina, zjarri vijon aktiv. Në rrezik disa biznese përreth

Digjen disa magazina, zjarri vijon aktiv. Në rrezik disa biznese përreth

Kronikë E Enjte, 8 Janar 2026 20:07 Vijon të jetë aktiv zjarri që ka përfshirë disa magazina në tregun e rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Flakët janë të mëdha duke rrezikuar dhe disa biznese pranë tregut. Policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë, ndërkohë që në vend janë mbledhur dhe shumë qytetarë të zonës që ndodhen në panik.