Denoncimi/ Rabi: Prani e shtuar e policisë në Lazarat, banorët shprehin shqetësim…

Denoncimi/ Rabi: Prani e shtuar e policisë në Lazarat, banorët shprehin shqetësim…

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun i PD në Gjirokastër,  Armando Rabi, ka denoncuar në një postim në facebook prezencën e shtuar të forcave të policisë në fshatin Lazarat. “Banorët sipas gazetarit Rabi, kërkojnë transparencë dhe respekt nga institucionet shtetërore, në mënyrë që të shmangen situata që krijojnë tension dhe pasiguri në jetën e përditshme të komunitetit”. Mesazhi: Reprezalje në fshatin Lazarat Prani e shtuar e policisë në Lazarat, banorët shprehin shqetësim. Banorët e fshatit Lazarat ankohen se që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm është vënë re një prani e shtuar e Policisë së Shtetit. Në fshat janë parë patrulla të Policisë së Rendit si dhe një furgon i forcave “Shqiponja”, çka sipas banorëve ka krijuar frikë dhe panik në komunitet. Sipas ankesave...