Debate dhe tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq. Fermerët: Mos recito, ku janë dëmshpërbimet?

Debate dhe tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq. Fermerët: Mos recito, ku janë dëmshpërbimet?

Është zhvilluar me debate e tensione mbledhja e këshillit bashkiak në bashkinë e Maliqit, e organizuar për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet e muajit nëntor 2025. Behet me dije se prezentë në mbledhje kanë qenë edhe fermerë të Maliqit, të cilët kanë debatuar me drejtuesit e kësaj bashkie lidhur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e para. Sipas tyre, numri i fermerëve të prekur është i madh dhe dëmet janë shumë të konsiderueshme në prodhimet bujqësore të cilat u janë shkatërruar. Julian Guri një prej fermerëve potencial në territorin e bashkisë Maliq ju bën thirrje fermerëve të tjerë për rezistencë. “Asnjë nuk duhet të lëvizë që këtu, ne duam përgjigje konkrete, le të vijë kush të dojë, çfarë do bëhet. Ku...