Dalja e Lumit Vjosa nga shtrati përmbyt edhe fshatin Mifol

Dalja e Lumit Vjosa nga shtrati përmbyt edhe fshatin Mifol

Dalja e lumit Vjosa nga shtrati ka përmbytur edhe fshatin Mifol në Vlorë, ku uji ka arritur në kuotat mbi argjinaturë, duke rrezikuar banesat në atë zonë. Me situatën gjithnjë e më kritike, shtabi i Emergjencavë të Vlorës, i mbledhur në Novoselë, njoftoi urdhrin e evakuimit. Forcat e ushtrisë dhe emergjencave civile, që prej paradites, u angazhuan në ndihmë të banorëve të bllokuar në banesat e përmbytura. Në fshatin Fitore të Vlorës, Vjosa kapërceu mbi të uren e vjeter. Qarkullimi u bllokua përkohësisht te rruga e vjetër Levan-Vlorë pasi Vjosa doli mbi rrugë. Situatat në zonat e tjera DURRËS Në Durrës u shënua viktima e parë nga moti i keq. Një 54-vjeçar, Astrit Hysenaj, ka humbur jetën pasi e ka marrë rrjedha e kanalit në...