Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Blushi: Asnjë masë për zbatimin e rekomandeve të Avokatit të Popullit mbi trajtimin e Metës në burg
Kronikë E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 15:32 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka paraqitur zyrtarisht kërkesë për interpelancë në Kuvend me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari. Ligjvënëse thotë se ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e kushteve dhe trajtimit të ish-presidentit Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë, ku ndodhet prej më shumë se një viti si i paraburgosur nga SPAK, me vendim të GJKKO-së. Deklarata e plotë Prej datës 27 nëntor 2025, kur Avokati i Popullit i përcolli zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe IEPV “Jordan Misja” 9 rekomandime konkrete lidhur me shkelje tejet të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut ndaj Z. Ilir...