Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe
Largimet jashtë vendit dhe ulja e lindjeve po tkurrin ndjeshëm brezin e ri. Edhe më pak maturantë do të jenë këtë vit në provimet e Maturës Shtetërore. Rreth 26 500 të rinj në të gjithë vendin kanë nisur përgatitjet për mbylljen e shkollës së mesme dhe orientimin e tyre drejt universiteteve, brenda dhe jashtë vendit. Zëvendësministrja e Arsimit, Orjana Osmani, tregon se aktualisht maturantët kanë mbyllur plotësimin e formularit A1 për përcaktimin e lëndës me zgjedhje, e cila tregon edhe orientimin drejt universiteteve. “Në të gjitha shkollat e Shqipërisë kanë filluar konsultimet që e ndihmojnë nxënësin për t’u përgatitur për të gjitha provimet”, thotë ajo për A2 CNN. “Në datën 7 janar kemi botuar edhe testet provë që mendojmë se i kanë ndihmuar maturantët për...
Burimi:
javanews.al