Atentati në Lezhë/ Breshërive të plumbave nga brenda berberhanes iu kundërpërgjigj një efektiv policie
Detaje të reja janë mësuar nga të shtënat me armë zjarri në një berberhane në Lezhë. Ku i plagosur mbeti 30-vjeçari Sokol Daci, ndërsa dyshohet edhe për një tjetër të plagosur. Mësohet se nga brenda berberhanes, breshërive të plumbave që vinin nga dy autorët e atentatit, i është kundërpërgjigjur një efektiv policie që ndodhej brenda në momentin qe ndodhi ngjarja. Ai kishte shkuar për t’u qethur dhe ka qene civil në momentin që ka ndodhur ngjarja ndërsa ka deklaruar se ka qëlluar me qellim për të neutralizuar autorët që të mos depërtonin brenda ambientit që ndodhej 3 metra nga rruga kryesore.
Burimi:
syri.net