Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrës

Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar në  flagrancë ish-Drejtorin e AKU-së Durrës Elton Varaku. Sipas policisë 41-vjeçari me banim në Shijak, dyshohet se në ambientet e institucionit ka shkatërruar objekte pune dhe ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve. Pas ngjarjes, ai është shkarkuar nga detyra, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.