Aksidenti tragjik ku humbën jetën 2 shqiptarë, një i tretë në spital – Dyshohet parakalim i gabuar…
Nga Alba Kepi Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në provincën e Cuneos, në Italinë veriore, duke marrë jetën e dy të rinjve shqiptarë, rreth të njëzetave. Ngjarja e rëndë ndodhi përgjatë rrugës provinciale 156, pranë shenjtërores së Madonna della Sanità, në zonën e Saviglianos. Dy viktimat udhëtonin në një automjet tip Jeep. Në të njëjtin automjet udhëtonte edhe një i ri tjetër shqiptar, 21 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Saviglianos, jashtë rrezikut për jetën. Në aksident u përfshi edhe një autokamion, i cili përfundoi në një kanal anës rrugës. Dy personat që udhëtonin në të, një 58 vjeçar dhe një grua 55 vjeçe janë të shtruar në spital. Burri ndodhet në gjendje të stabilizuar, ndërsa gruaja ka pësuar shumë...
Burimi:
syri.net