Aksident në Elbasan, plagosen tre persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Aksident në Elbasan, plagosen tre persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, rreth 9 kilometra larg qytetit të Elbasanit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Sipas burimeve nga vendngjarja, njëri prej të lënduarve ka pësuar plagë të shumta dhe fraktura, duke e bërë gjendjen e tij shëndetësore të rëndë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore të specializuar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:55 në aksin rrugor Rrethrrotullimi i Bradasheshit – Balldren, pranë mbikalimit të Paraburgimit. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një tentativë për parakalim, e cila ka sjellë përplasjen me një automjet tjetër dhe më pas humbjen e kontrollit të drejtimit, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga. /vizionplus.tv