Aksident me një person të plagosur në Fier

Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë në qytetin e Fierit pranë stacionit të trenit, ku një automjet dhe një motomjet janë përfshirë në një përplasje. Si pasojë e incidentit, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se i lënduari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut të përplasjes. Qarkullimi në këtë segment ka vijuar me kujdes të shtuar për drejtuesit e mjeteve.