19-vjeçarja gjermane e dënuar për drogë arrestohet në Tiranë/ Pritet ekstradimi

19-vjeçarja gjermane e dënuar për drogë arrestohet në Tiranë/ Pritet ekstradimi

Maryam Assaf, 19 vjeçe, arrestohet për ekstradim drejt Gjermanisë, falë operacionit “Operacionalja” dhe bashkëpunimit me autoritetet gjermane. Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale. Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, faza e 85-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. E dënuar me 10 vjet burgim, në Gjermani, për krime në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë 19-vjeçarja. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe falë shkëmbimit të informacioneve ndërmjet shërbimeve të DFPO-së dhe homologëve gjermanë, në kuadër të fazës së 85-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, shërbimet operacionale të DFPO-së lokalizuan dhe kapën në Tiranë shtetasen gjermane, Maryam...