Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Kronikë e një konflikti që desh ndezi Europën flakë”/ Satira e Gjekmarkajt për delegacionin në Strasburg: Gaz Bardhi me hungërima, Tao me dy hejbe të mbushura me mish qingji
U pa që në Rinas se delegacionet parlamentare shqiptare ishin tejet të ngarkuara me mërira e zëte! Ata u shfaqën gjithë turinj e hundë, në odën e pritjes së aeroportit të mbushur nga dora e Margeritit (ah Margeritnë e gjorë e zëvendësoi një zullap) vite më parë me xhubleta, tirqe, brandavekë e rroba arbëreshe që me zor ja hoqën nga shtati Mamices, e cila bashkë me Babon duan të bëjnë Arbërinë siç i ka hije, bahçe! Si më frikacak dhe jo protagonist, duke parë tufanin që frynte, shkova i pari, thoja me vete “këmbët e lehta, faqja e bardhë” dhe...