Kronika e paralajmëruar e një pushtimi

Kronika e paralajmëruar e një pushtimi

Kronika e paralajmëruar e një pushtimi – Nga Dorian Koçi Dorian Koçi Tetëdhjetë e katër vjet më parë, në të premten e zezë të 7 Prillit 1939, Shqipëria u sulmua në mënyrën më të pabesë nga Italia Fashiste, një vend i cili sipas marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve më 1921 (pararendëses së OKB të sotme) ishte vendi garant për pavarësinë e Shqipërisë. Agresioni fashist i datës 7 prill, në fakt kishte kohë që ishte përgatitur duke realizuar në mesin e viteve 20’ dhe në vazhdimësi të viteve 30’, një ndërvarësi politike, ekonomike dhe ushtarake të Shqipërisë ndaj Italisë. Ky realitet kishte ndodhur sa nga domosdoshmëria e shtetit shqiptar për të mbijetuar ekonomisht pasi ishte ende në hapat e para të tij,...