Kroçiera “Brilliance of the Seas” me mbi dy mijë turistë viziton Sarandën
24 September, 2026 - 19:43 Në qytetin e Sarandës ka mbërritur kroçiera “Brilliance of the Seas”, duke sjellë në bord 2195 turistë të kombësive të ndryshme. Porti i Sarandës bën të ditur se turistët vizituan disa prej destinacioneve dhe atraksioneve të Sarandës dhe zonave përreth, duke shijuar bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen e qytetit. Mbërritja e kroçierës i jep një tjetër impuls turizmit në Sarandë, duke sjellë vizitorë nga vende të ndryshme të botës dhe duke kontribuar në gjallërimin e aktivitetit ekonomik e turistik të qytetit. “Brilliance of the Seas” do të vijojë qëndrimin e saj në port, ndërsa turistët do ta shfrytëzojnë këtë vizitë për të eksploruar Sarandën dhe destinacionet turistike të saj. Javën e kaluar në Sarandë mbërriti kroçiera “Seven Seas Navigation”,...
Burimi:
kultplus.com