Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Komisioni Europian ka bërë të ditur se po ndjek nga afër krizën rreth Gjykatës Kushtetuese të Polonisë, pas përplasjes së regjistruar të premten në mbrëmje jashtë godinës së saj. Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në televizion dhe riktheu në vëmendje një konflikt që vijon prej më shumë se një dekade në vend. Një zëdhënës i Komisionit Europian deklaroi se autoritetet polake duhet të garantojnë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet përkatëse të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian. “Është përgjegjësi e autoriteteve polake të sigurojnë që Gjykata Kushtetuese të funksionojë në përputhje me Kushtetutën polake dhe duke respektuar praktikën përkatëse gjyqësore të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian”, deklaroi zëdhënësi për Euronews. Ai theksoi gjithashtu se emërimi i tetë anëtarëve...